Fier, protesta e punëtorëve të
pastrimit, prej 2 muajsh pa rroga

Fier, protesta e punëtorëve të<br />pastrimit, prej 2 muajsh pa rroga
FIER- Ndonëse prej dy muajsh nuk marrin pagat, ata vijojnë çdo ditë punën e tyre që konsiston në pastrimin e qytetit, por tashmë për ta edhe durimi ka një limit.
 
Punonjësit e pastrimit të këtij qyteti janë tubuar përpara Prefekturës dhe kanë kërkuar nga instancat përkatëse menjëherë lëvrimin e fondit për pagat e tyre.
 
Sipas tyre, drejtoria e Thesarit dhe bashkia po i sorollasin prej kohësh, ndërsa bëjnë apel që të lihen mënjanë mosmarrëveshjet politike dhe të vendoset para interesi i qytetarëve.
 
Banorët ndër të tjera shprehen se nuk do dalin në punë nese nuk marrin pagat e tyre.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator