Një person është vënë në pranga dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia e Fierit, pas protestave të shumta kundër impiantit të mbetjeve në vendin e quajtur ‘Mbrostar Ura’.
Uniformat blu bëjnë të ditur se është arrestuar Zylyftar Delibashi, e ndërsa është shpallur në kërkim F.M, 31 vjeç dhe E.D, 28 vjeç.
Tre personat akuzohen se kanë marrë pjesë në një tubim të paligjshëm dhe kanë qenë aktiv në bllokimin e rrugës nacionale Fier-Lushnje.
Për pesë ditë me radhë dhjetëra banorë në Mbrostar të Fierit kanë protestuar kundër ndërtimit të impianit të mbetjeve ku nuk kanë munguar edhe përplasjet me kryebashkiakun Armando Subashi.
Redaksia Online
(B.K. shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com