Një konflikt i çastit mes dy adoleshentëve në Fier ka degjeneruar në përdorimin e armës tip pistoletë stilolaps, ngjarje në të cilën ka mbetur i plagosur njëri nga të rinjtë.

Sipas të dhënave nga policia e Fierit, bëhet e ditur se, në shkollën e Muzikës “Jakov Xoxa” G.D, 17 vjeç ka plagosur rëndë nga pakujdesia shokun e tij P.Sh, banues në lagjen “Liri”, menjëherë pas ngjarjes është dërguar për mjekim më të specializuar në Tiranë.

Pas ngjarjes, në vendin ku ndodhi plagosja ka shkuar edhe grupi hetimor i cili ka bërë të mundur sekuestrimin e një arme zjarri pistoletë ( tip stilolaps), në dukje artizanale, me të cilën dyshohet se 17-vjeçari ka kryer plagosjen. 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)