FIER- Kushtet e tregtimit të mishit në rrethin e Fierit lënë për të dëshiruar. Konsumatorët ankohen se thertoret janë jashtë kushteve higjieno-sanitare dhe për këtë u kërkojnë organeve kompetente të marrin masa urgjente.

Ndonëse aksioni i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ka nisur para pak ditësh në disa qytete të vendit ndaj gjendjes së thertoreve të mishit, në Fier nisma ende nuk ka mbërritur. Drejtori i AKU-së në Fier tha se aksioni pritet të nisë sapo të organizohet grupi i task forcës.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)