FIER- Shumëfishohet numri i të plagosurve në aksidente automobilistike gjatë tre muajve të verës së këtij viti në qarkun e Fierit.

Sipas mjekëve në spitalin rajonal vetëm këtë sezon vere janë regjistruar rreth 300 të plagosur, 4 të vdekur në ambjentet e spitalit, e qindra të tjerë kanë marrë ndihmën e parë e më pas janë larguar.
 
Sipas mjekëve, kjo shifër përbën 10 % më shumë se vitin e shkuar.
 
Kjo situatë është cilësuar e papërballueshme për mjekët pasi sipas tyre “Fieri ka nevojë për një spital të ri rajonal për trajtimin e rasteve të rënda. Mjekët japën alarmin se mungojnë mjekët reanimatorë, mjeku imazherist, apo edhe një grup i specializuar për ndihmën e parë në vendngjarje.
 
Ndërsa ndër shkaktarët kryesorë të aksidenteve janë shpejtësia tej normave të parashikuara në Kodin Rrugor dhe pakujdesia e këmbësorëve.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)