Dy persona në Fier janë dërguar në spital pasi dyshohet për rrjedhje gazi në një furrë buke në fshatin Qënas.

Si pasojë janë asfiksuar Aleksandër Kola, 62 vjeç, pronari i biznesit, dhe punonjësi, Ilir Hysi, 56 vjeç.

Njoftimi i plotë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 06:00, në një furrë buke në fshatin Qënas, Fier, dyshohet se ka pasur rrjedhje gazi nga rubineti i bombulës së gazit.

Si pasojë, janë asfiksuar nga gazi shtetasit A. K., 62 vjeç dhe I. H., 56 vjeç, të dy punonjës në këtë furrë buke, të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.