TIRANË,15 Korrik /ATSH/ - Sektori i librit për fëmijë i Bibliotekës Publike të Qytetit Fier ka marrë emrin e shkrimtarit, publicistit, mësuesit të nderuar, Tashko Lako.
Tashko Lako mbetet një nga vlerat e qytetit të Fierit dhe një nga personalitetet e krijimtarisë artistike për fëmijë.
Në vitin 2009, Këshilli i Bashkisë së qytetit me propozimin e Unionit të Shkrimtarëve të Shqipërisë, të Degës së këtij Unioni Fier dhe Komitetit Veteranëve të këtij qyteti, i akordoi atij titullin e lartë "Qytetar nderi i qytetit të Fierit" me motivacionin: "Figurë qëndrore e rëndësishme e kulturës së zhvilluar në qytetin e Fierit.
Intelektual, mësues, shkrimtar dhe personalitet me kontribute të shquara në fushën letrare, të arsimit, të publicistikës si dhe në atë historiko sociale. Personalitet i spikatur për evokimin dhe mbrojtjen e vlerave tona historiko kombëtare".
Tashko Lako u nda nga jeta në korrik të vitit 2011./a.g/
/Shqiptarja.com