Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur mesditën e sotme një pallat katërkatësh në qytetin e Fierit. Shpërthimi ka qenë i kontrolluar, ndërsa është kryer me lëndë plasëse. Report Tv ju sjell ekskluzivisht momentin e shpërthimit në mes të qytetit, ku pallati hidhet në erë me tritol në pak sekonda.

Pallati u shemb në orën 12:00, ku specialistët e IKMT kishin hapur në trupin e tij 400 furnella (vrima) ishin vendosur 8 kilogramë lëndë shpërthyese. Ndërkohë, për mbrojtjen e objekteve që ndodhen pranë nga shpërthimi, ishin vendosur 3 mijë thasë me rërë.

Në këtë fazë pritet të prishen 14 objekte të tjera anës lumit Gjanica. IKMT ka shembur një objekt tre katesh, tre lokale dhe pritet shembja e një objekti banese, por që pronari i shtëpisë ka kundërshtuar deri më tani. 

[gallery]25582[/gallery]
godina qe do shembet ne fier


objekti
(Pallati 4-katësh që shemb)

d.c./shqiptarja.com