Fier, shembet muri i landfilldit
mbetjet toksike rrezikojnë banorët

Fier, shembet muri i landfilldit<br />mbetjet toksike rrezikojnë banorët
FIER- Pas shembjes së murit rrethues të landfilldit që ruante mbetjet toksike të ish-Uzinës së Plehrave Azotike në Fier, banorët ndihen të kërcënuar nga rreziku i sëmundjeve.
Muri është shembur për skrap, ndërsa një sipërfaqe toke, dikur e rrethuar për shkak të rrezikut që kanoste, sot është mbjellë pa marrë parasysh rrezikun që mund të shkaktohet.
 
Dëmtimi dhe shembja e murit rrethues të landfilldit në të cilin janë groposur mbetjet e rrezikshme të ish-uzinës së plehrave azotike në Fier është kthyer në një kërcënim për banorët dhe bagëtitë e zonës.
 
Muri rrethues i landfilldit të ndërtuar në vitin 2010 nuk ezkiston më, pasi është shembur nga persona të papërgjegjshëm, me qëllim shitjen për skrap të hekurishteve me të cilat ishte ndërtuar.
 
Nënkryetari i  komunës thotë se këtë shqetësim e ka përcjellë në zyrën e Agjencisë Rajonale të Mjedisit, por nuk kanë marrë asnjë lloj përgjigje.
 
Nga ana tjetër, një tjetër shqetësim i njohur në zonën e ish-Fabrikës së Plehrave Azotike është edhe mbjellja e tokës në një sipërfaqe prej rreth 2 dynymësh. Po kështu, toka është punuar dhe është mbjellë nga banorët e zonës, pa patur parasysh se kjo zonë e pushtuar me plehra kimikë përbën rrezik serioz për çdo kënd që i afrohet. Ndërkohë, për këtë situatë, askush nuk përgjigjet dhe mban përgjegjësi. 

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Në një dekadë Shqipëria “humbi” 300 mijë të rinj! Eksperti: S’ka meritokraci, nuk promovohen në punë

Në një dekadë Shqipëria “humbi” 300 mijë të rinj! Eksperti: S’ka meritokraci, nuk promovohen në punë