FIER - Dy automjete janë shkrumbuar nga flakët e zjarrit në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Fierit, të cilat ishin të parkuara në rrugën kryesore të lagjes “29 Nëntori”.
 
Ende nuk dihet nëse shkaku i zjarrit është një defekt teknik apo nëse bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme. 
 
A1 Report sjell pamjet e mjeteve pak orë pas djegies, ndërsa mësohet se pas njërit prej mjeteve te djegura ndodhej dhe një automjet që dikur e ka pasur në pronësi kreu i bashkisë së Fierit. 
 
Mësohet se mjetet e dëmtuara nga zjarri janë një BMW me targa AA543 DL në pronësi të Andi Mihalaj dhe një makinë tjetër po e markës BMW me targa AA595 JE.

Mihalaj pronari i njërit prej mjeteve pohon para kamerave se nuk ka asnjë konflikt dhe nuk e i di shkaqet e rënies së zjarrit. 

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të këtij incidenti


makinat
(Në foto: Dy automjetet e djegura)

Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)