FIER- Është shkrumbuar nga zjarri banesa e familjes së Martin Skëndaj, gardianit të burgut të Fierit, i cili më 19 dhjetor të vitit që lamë pas, qëlloi për vdekje mbi komshiun e tij, Manol Rrapaj dhe kushëririn e këtij të fundit Elis Kapaj. Report Tv sjell pamjet e zjarrit që përfshiu dhe dogji banesën. Ende nuk ka detaje për shkaqet e këtij zjarri por deri më tani dyshohet se ka qenë një zjarrvënie e qëllimshme, pasi në banesë nuk ka patur njerëz pasi familjarët janë larguar pas krimit të rëndë të ndodhur në dhjetor. Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie dhe zjarrfikësish.
“Shqiptarja.com” zbardhi të plotë dinamikën e këtij krimi të rëndë, dinamikë e cila është filmuar dhe dokumentuar plotësisht nga kamerat e sigurisë së poliklinikës së Patosit. Dy viktimat Manol Rrapaj dhe Elis Kapaj, fillimisht i kanë bërë pritë gardianit të burgut të Fierit, i cili sapo ka dalë nga poliklinika është përballur me goditjet me levë që i ka bërë Elis Kapaj dhe Manol Rrapaj. I ndodhur përballë këtij sulmi me sende të forta, gardiani ka nxjerrë armën e shërbimit dhe më pas ka filluar t'i qëllojë të dy agresorët. Të parin ka vrarë Elis Kapaj, të cilin pasi e ka rrëzuar e ka qëlluar më pas me një plumb në kokë, duke ja puthitur pistoletën. Më pas ka ndjekur dhe ka vrarë Manol Rrapaj i cili dyshohet se ka patur lidhje intime me tw motrën e Martin Skëndaj.
Nga hetimet e para të kryera prej prokurorit, Çlirim Sino, rezultoi se shkak i këtij sherri është bërë pikërisht, motra e Martin Skëndaj, ka qenë e martuar në fshatin Panahor të Mallakastrës dhe gjatë kohës që ka qenë e martuar, ka pasur lidhje me viktimën Manol Rrapaj, ky i fundit banor i fshatit Kuqar të Patosit dhe komshi me Martin Skëndaj. Për shkak të kësaj lidhjeje, motra e Martin Skëndaj, është divorcuar nga bashkëshorti i saj dhe ka shkuar për të jetuar në një qendër sociale, në Vlorë.
O Genti ke bere nje koment te shkelqyer te gjitha ketu lahen, cdo te mbjellesh do te korresh.
PërgjigjuDon plumbin dhe keto qe i dogjen shtepin. Gardiani esht njeri i pafajshem, cdonjeri nga ne ashtu do vepronte. Ai nuk ju doli prite dhe i vrau, ai ishte ne pun tij e keto e kerkuan duke i ngacmu babain, duke e rrahur kete vet , e madhe duke e ndjek der te spitali per ta rrahur. E cfar faji ka gardiani??? Faji vetem i tij eshte qe nuk vrau dhe motren e tij se ajo e meritonte e para
Përgjigjutamam shoku por jane terbuar njerezit.ai ta mbaje koken lart per ate qe beri se mbrojti veten e tij dhe luftoi per nderin e familjes.motra e tij tja fusi vetes se shkaterroi jeten e familjes plus shtepine.shkaterroi jeten e vellait dhe te dashnorit e te ish burrit. ata legenat qe hengren plumbin e meritonin ...tani hakmerren halet qe jane gjalle.kjo esht padrejtesi te meresh me shtepine e familjes kur ata nuk kane faj. bastardet te vene gishtin kokes se po i hyjne nji rruge pa krye e nuk del i fituar asnji
Filloi hasmeria te jape frytet e saj te hidhura. Kush e di deri ku do shkoje dhe do perfundoje. Gardiani beri nje vrasje te paster por dhe keta viktimat vete e kerkuan belane. Nuk dhunohet njeriu dhe per me teper kur eshte i armatosur. Nuk i mjaftonte qe i kapte te motren por gango i fshatit do ngacmonte te jatin dhe do dhunonte te vellain. Ja rezultari. Asgje tani nuk e kthen me mbrapsht ate qe ndodhi. Ta kishin menduar pa u bere kjo masaker dhe per kete e kane fajin prinderit dhe kultura e ulet.
PërgjigjuKu do veje asgjekundi cne ata fshatar vk ca do i bejn skan ca bejn djegin shpin ai mir qe si vrau dhe baban ti shfaroste