FIER - Shpërthimi i një depozite naftë në rafinerinë e Fierit ka shkaktuar plagosjen e dy punonjësve të kompanisë së naftës Armo. Ngjarja ka ndodhur paraditën e së hënës, në ish-zonën industriale pranë fshatit Bizë në komunën Qendër.

Për pasojë, ka mbetur i plagosur rëndë, Petrit Pasha, dhe një tjetër punonjës i kompanisë së naftës Armo. Nga shpërthimi i depozitës së naftës, Pasha ka pësuar djegje të mëdha në trup. I plagosuri është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Tiranës në pavionin e djegieve për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore.

I plagosuri tjetër, mësohet se ka marrë lëndime të lehta.

Dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale dhe ka ardhur si pasojë e mungesës së kushteve teknike në punë është bërë shkak për lëndimin e një prej punonjësve në rafinerinë e naftës.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)