FIER - Aktivizimi i një pusi naftë në fshatin Verri të Fierit është shoqëruar me çlirim gazi, duke u kthyer në një shqetësim për banorët.

Pusi i naftës që i përket kompanisë “Bankers Petrolium”, ishte pjesë e fondit të ndaluar, sakaq aktivizimi i tij gjatë mbrëmjes së të hënës ka bërë që 15 familje që kishin banesat aty pranë të evakuoheshin për shkak të pranisë së dendur të gazit.

Ndërkaq gjatë ditës sotme drejtuesit e shkollës 9-vjeçare te fshatit kanë vendosur të pezullojnë mësimin, teksa në ambientet e shkollës kishte prani të gazit dheshumë prej nxënësve kanë shfaqur edhe probleme shëndetësore.

Në Pusin e naftës ku ndodhi shpërthimi ekspertët kanë nisur punën për mbylljen e pusit.

Ndërkohë për incidentin ka reaguar edhe kompania e hidrokarbureve Bankers Petroleum duke arsyetuar se gjithccka ka ardhur si pasoje e nje tentatvie për vjedhje.
 
Sipas kompanisë eshte bere instalimi i apareteve matëse të gasit për të kontrolluar gazin prezent në zonë dhe rezulton se ka përqindje të lartë gazi helmues H2S.
 
Banorët janë evakuuar dhe sipas Bankers Petroleum ata do të kthehen në shtëpi për një kohë të shkurtër, sapo pusi të mbyllet plotësisht. Sipas kompanisë ndërhyrja me pajisje të renda ne fushë ësthë e rrezikshme për të gjithë zonën.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)