Ndërron jetë punonjësi i rafinerisë, Petrit Pashaj 8 ditë pasi u përfshi në një shpërthim në një depozitë nafte, në ish-zonën industriale pranë fshatit Bizë në Fier.

Ngjarja u shënua me 14 tetor të këtij viti, ndërsa 50-vjeçari ndodhej për mjekim të specializuar në një spital të Austrisë.

Sot ai ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga shpërthimi në rafineri, ndërsa të plagosur mbetën edhe 2 punonjës të tjerë të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale dhe ka ardhur si pasojë e mungesës së kushteve teknike në punë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)