Janë zhvilluar dhjetra mbledhje e seminare për të sensibilizuar qytetarët në lidhje me zjarrvëniet e qëllimshme, por e gjitha kjo ka pasur efekt thuajse zero. Në qarkun e Fierit për një periudhën 9 mujore janë regjistruar 187 vatra zjarri ku vetëm gjatë muajit shtator ka pasur 59 të tilla.
Si pasojë e zjarreve, ku një pjesë e konsiderueshme dyshohet të kenë qenë të qëllimshme janë shkrumbuar 80 hektar me ullishte, vreshta, kafshë shtëpiake poashtu edhe 4 shtëpi. Apeli vjen serish nga drejtues të emergjencave civile të cilët kërkojnë nga qytetarët të kenë kujdes. Arben Dino, drejtor i Emergjencave Civile në Fier, ka thënë për Report Tv se situata në Fier ka qenë alarmante përgjatë muajit shtator.
Gjatë këtij viti ka patur 187 zjarre, ku vetëm në shtator ka patur 59 zjarre. Dëmet kanë qenë të ndryshme, kemi 4 banesa të dëmtuara dhe personat e dëmtuar kanë marrë dëmshpërblime. Në shtator janë dëmtuar ullishte në Levan dhe Mbrostar. Dëmet kanë shkuar deri në 80 hektarë. Gatishmëria ka qenë maksimale.
Arben Dino, drejtor i Emergjencave Civile në Fier
Rastet e zjarreve janë denoncuar dhe mbi 10 raste autoret janë identifikuar dhe ndëshkuar nga drejtësia. Nderkohe edhe sherbimi zjarrefikës në Fier është në gjendje shumë të vështirë për përballimin e situatave të zjarrit pasi i gjithë qarku mbulohet vetëm nga 2 mjete zjarrfikës të viteve 1970 i pergjigjen një territori mjaft të madh siç është ai i Fierit.