Fier, shtëpinë ua mori lumi, prej 3 vitesh çifti i moshuar jeton në çadër

Shtëpia iu shkatërrua nga përmbytja e tre viteve më parë, por edhe sot e kësaj ditë çifti i të moshuarve, Qemal e Resmie Aliaj, nga fshati Ferras i Fierit, jeton në çadër pa asnjë kusht minimal për jetën. Sikur të mos mjaftonte vërshimi i Vjosës në 2015 edhe në përmbytjet e fundit, familja Aliaj u bë pre, të cilës iu shkatërrua çdo gjë që i kishte shpëtuar nga përmbytja e 2015.

Dhe sot çifti i të moshuarve jeton në mëshirën e fatit, pa asnjë përkujdesje nga shteti. Çifti i të moshuarve jetuan me muaj të tërë në çadër me shpresë që qeveria do ti dëmshpërblente dhe do t’u rregullonte shtëpinë. Por edhe pse kanë kaluar 3 vite, akoma nuk është bërë asgjë.

Duke parë që premtimi i qeverisë për ndërtimin e shtëpisë ishte i beftë dhe gjendja e tyre shëndetësore nuk po e përballonte qëndrimin në çadër. Çifti i moshuar u detyrua të merrte një dhomë me qera, për të cilën paguan 120 mijë lekë të vjetra në muaj, aq sa është edhe pensioni i tyre.

Por sikur të mos mjaftojë shtëpia e rrënuar, ata akoma paguajnë dritat për shtëpinë që nuk ekziston më. Qemal e Resmie Aliaj, i bëjnë apel shtetit ti ndihmojë për të ngritur një banesë sa të fusin kokën . Nëse kjo ndihmë nuk do të vij edhe këtë vit, çifti i moshuar thotë se do të vetsakrifikohen.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Nisma e Ramës, avokati zbulon çfarë do sjellë: Do të na bëjë anëtar të BE-së, reformë e thellë, do preki çdo sektor të jetës

Nisma e Ramës, avokati zbulon çfarë do sjellë: Do të na bëjë anëtar të BE-së, reformë e thellë, do preki çdo sektor të jetës