Fier, të rinjtë kundër shpërthimeve
për naftë: Po na shembin shtëpitë

Fier, të rinjtë kundër shpërthimeve<br />për naftë: Po na shembin shtëpitë
FIER – Të rinjtë e komunës e komunës Zharzë kanë protestuar sot para zyrave të kompanisë së naftës “Bankers” për shkak të mosreagimit të saj ndaj shpërthimeve që kanë ndodhur dhe po ndodhin në disa vendburime nafte që ka nën administrim në kësaj komunë, shpërthime që po vazhdojnë të dëmtojnë shtëpitë e fshatarëve prej vitesh, të çajnë muret dhe tavanët.
 
Gjatë gjithë kësaj kohe, që kur kanë nisur shpërthimet, banorët e kësaj komune e kanë ngritur zërin duke protestuar deri në bllokimin e rrugës kombëtare Fier-Roskovec, por nuk kanë gjetur zgjidhje as nga shteti, as nga kompania e huaj.
 
Deri tani, thanë ata, nuk është bërë gjë për të penguar tronditjet e tokës, të cilat, tashmë janë verifikuar që nuk janë tronditje sizmike, por shpërthime për naftën.
 
Për këtë arsye, të rinjtë e komunës, që përfshin fshatrat Verbas, Marinës, Belinë, Sheqishtë etj.  u mblodhën para dyerve të kompanisë me një pllakatë të madh në duar,  ku shkruhej: “Bankers, stop naftës! Pasuri, jo fatkeqësi! Dhe me fytyrat e lyera me naftë.
 
Protesta e tyre ka zgjatur rreth 30 minuta e më pas ata janë shoqëruar edhe nga policia për pak kohë, por ku janë shprehur se në rast se nuk do të ndërhyhet për të zgjidhur problemin e tyre, protestat e këtij lloji do të përshkallzohen. 

zharrez

protesta zharrez 
(Pamje nga protesta e të rinjve)

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Vranësira dhe reshje shiu lokale, parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe reshje shiu lokale, parashikimi i motit për sot