FIER – Mungojnë reagentet për kryerjen e disa analizave në poliklinikën e qytetit të Fierit. Prej afro dy muajsh, mungesa e reagentëve ka detyruar pacientët t’i drejtohen laboratorëve privatë duke marrë edhe konsulencën e mjekëve.
Shumë prej pacientëve dhe familjarëve që kërkojnë sot të kryejnë analiza për azotemi, kreatemi, testet reumatizmale, homoglobinë e glokuzuar si dhe triglicemioli, nuk mund t’i realizojnë ato në poliklinikën e Fierit por në tek privatët.
Ky problem i ndeshur nga pacientët në poliklinikën e Fierit është pranuar edhe nga mjekët e laboratorit dhe drjetues të spitalit të Fierit.
Shefja e laboratorit kliniko –biokimik të poliklinikës, Blerta Nallbani, është shprehur se mungesa e reagentëve për këto analiza ka ardhur për arsye të vonesave në zhvillimin e tenderave nga ministria e Shëndetësisë.
Mungesa e reagentëve nuk ka qënë e menjëhershme, por ka ardhur përgjatë këtyre muajve. Gjithçka është në varësi të ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me këtë problem ndërsa pacientëve u duhet të paguajnë më shtrenjtë për kryerjen e këtyre analizave .
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com