Fier – Një plagosje me armë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:50 në lagjen ’16 Prilli’ pas një konflikti për motive të dobëta.
Për këtë ngjarje policia ka arrestuar 36-vjeçarin Përparim Shaqiri, i cili tentoi të vriste me pistoletë një 47-vjeçar me iniciale A.B, duke e lënë të plagosur.
Sipas informacioneve të policisë, i plagosuri është dërguar në spitalin e Fierit jashtë rrezikut për jetën.
Policia bëri të mundur arrestimin e menjëhershëm të autorit dhe sekuestroi armën tip pistoletë si dhe gjeti në vendngjarje dy gëzhoja me të cilat 36-vjeçari kishte qëlluar.
Përparim Shaqiri akuzohet për vrasje me paramendim e mbetur në tentativë dhe për armëmbajtje pa leje.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com