Fshati Ferres ka qenë një ndër zonat më të prekura nga përmbytjet, ndërsa ditën e sotme, për fat të mirë situata duket me e qetë. Uji ka filluar të tërhiqet nga fshatrat Ferras, Qarr, Pish Poro, Boçovë etj. Gjithëse raportohet se ka ende banesa nën ujë, po kështu edhe dhjetëra hektar tokë nën.

Report Tv ka shkuar në fshatin Ferras, ku duket qartë se niveli i ujit ka rënë ndjeshëm, por gjithësesi banorët vijojnë të mbeten ende të izoluar. 

Lumi Vjosa është tërhequr duke u futur në shtratin normal të sa, ndërsa kanë filluar të hapen edhe akset rrugore.

Një pjesë e rrugës vijojnë të mbetet e bllokuar për shkak të shtyllave të energjisë elektrike që kanë rënë për shkak të vërshimit të ujit.

Një tjetër problematikë në këtë zonë është edhe furnizimi me energji elektrike, ku prej tre ditësh banorët vuajnë mungesën e saj.

Pritet që ditën e sotme Emergjencat Civile të shkojnë pranë banorëve për ti ndihmuar ato me ushqime.

vjosa
  (Pamje e rrugës në Fier pas tërheqjes së ujrave)

vjosa
  (Pamje e rrugës në Fier pas tërheqjes së ujrave)

Redaksia Online
J.Sh shqiptarja.com