Temperaturat e larta dhe mungesa e prurjeve nga burimi kanë sjellë tharjen e lumit Gjanica, duke nxjerrë në pah një tjetër problem të hershëm: ndotjen.
Me uljen e nivelit të ujit, në shtratin e lumit kanë dalë në sipërfaqe mbetje të shumta, ndërsa era e rëndë që përhapet prej tyre ka përfshirë gjithë Fierin.
Prej disa ditësh, panorama përgjatë Gjanicës dominohet nga grumbujt e mbeturinave.
Sakaq ujë ka ngjyrë të erret prej mbetjeve hidrokarbure.
Paraditen e së martës, në terren u panë punonjës të bashkisë, të cilët po kryejnë pastrimin e shtratit të lumit me fadroma.
-
Gjanica e shkrete duket si Lana,me ndryshimin e vetem qe ne Lane nuk derdhen hidrokarbure,por ujerat e zeza.Shume mire qe po e pastrojne,por kete duhet t'a bejne cdo muaj,ose cdo 6 muaj,jo vetem kur thahet lumi.
Përgjigju








Komente
Komento