Në pranga është vënë 26 vjeçari Sabri Vokshi, banues në Shkozet të Durrësit dhe dy 31 vjeçarë, Endrit Hamzai e Lirim Krasnaj, të dy banues në lagjen 13 të qytetit bregdetar.
Në hyrje të autostradës Levan-Tepelenë, nga kontrolli i ushtruar në mjetin autoveturë tip “Renault” me targë AA 183 KT që drejtohej nga Sabri Vokshi, Lirim Krasnajt dhe Endrit Hamzait u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provë materiale 106 doza lëndë narkotike e dyshuar si kanabis, të cilën po e transportonin nga Tepelena në Durrës, bëjnë me dije burime zyrtare nga policia.
Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Fier për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)