FIER - Gjatë një operacioni policor anti-drogë në Fier janë arrestuar 3 persona, të cilët u kapën me lëndë narkotike kanabis sativa. Në kuadër të megaoperacionit ‘Tempulli’, forcat operacionale të Fierit në bashkëpunim me sektorin e hetimit të narkotikëve finalizuan operacionin ‘Transportuesi’.
Në fshatin Qarr, u ndalua automjeti i shtetasit K.K., 28 vjeç, banues në Memaliaj. Në të u gjetën 1.2 kg kanabis të cilat do t’i shiteshin A.Gj., 56 vjeç dhe B.R., 27 vjeç, të dy banues në Fier.
Në vijim të veprimeve proceduriale, gjatë kontrolleve, në shtëpinë e A.Gj., u gjetën 179 doza kanabis sativa.
'Në aksin rrugor "Levan-Qarr", në automjetin që drejtonte 28-vjeçari, u gjetën 1.2 kg lëndë narkotike cannabis sativa, e cila nga hetimet rezultoi se do t’i shitej shtetasve A. Gj. dhe B. R.. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin u kryen kontrolle në banesat e të arrestuarve dhe si rezultat, në banesën e 56-vjeçarit, u gjetën 179 doza cannabisi.', thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.
Policia sekuestroi gjithsej: 1.2 kg lëndë narkotike kanabis, 179 dozat e gjetura te shtëpia e 56-vjeçarit, 2 automjete dhe 4 celularë.
G.K/S.Ç/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?
-
Po
26.3%
-
Jo
65.7%
-
Nuk e di
7.9%
Vota total: 3658
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kompania ‘Bankers Petroleum’ investon 96 mijë Dollarë për infrastrukturën rrugore në Sheqishtë të Patosit
24 Korrik, 16:20
-
Operacioni ‘Territor i pastër’ në Shkodër, asgjësohen mbi 10 mijë bimë kanabisi! Kontrolle edhe me helikopter
23 Korrik, 15:18
-
Fier/ Ndezën zjarre për djegien e mbeturinave, procedohen 2 piroman
22 Korrik, 12:47
-
Digjen dy banesa në Vlorë e Fier, shkak shkëndija elektrike
22 Korrik, 12:15
-
Fier/ Aksident te kthesa e Marinzës, makina kthehet përmbys anës rrugës! Dy persona dërgohen në spital
21 Korrik, 20:51
-
Temperaturat e larta, shtohen urgjencat nga pickimet e gjarpërinjve në Fier, një rast edhe nga merimanga e zezë! Ja si duhet të veproni
21 Korrik, 14:48
-
Fier/ Plagosi me thikë një 59-vjeçare, vihet në pranga 33- vjeçari
21 Korrik, 11:23
-
Fier/ Bie zjarr në një pallat, dëme të konsiderueshme materiale
21 Korrik, 07:30
-
2 tualete në gjithë katin! Gratë braktisin maternitetin, nga Fieri për të lindur në Tiranë
20 Korrik, 12:33
-
Një copëz parajse bujqësore e mbjellë me luledielli... pamje mahnitëse nga fushat në Lushnjë
20 Korrik, 09:31
-
Bien blerësit në tregun e fruta-perimeve në Fier: Edhe ata që vijnë, janë “fukarenj”
19 Korrik, 15:55
-
Krujë/ Zbulohet një parcelë me kanabis në Thumanë, arrestohet 42- vjeçari
19 Korrik, 09:58