FIER - Banorët e fshatit Darëzezë të Fierit, një nga më të prekurit e përmbytjeve, janë rikthyer në masë në banesat e tyre. A1 Report ishte sot në këtë fshat, ku është pamundur të mos vesh re pasojat e vërshimeve të vjosës, por hapja e kohës ka ndikuar pozitivisht në përmirësimin e situatës.

Qendra e fshatit që deri dje ishte e pushtuar nga uji, sot është mbipopulluar nga banorë të shumtë,teksa nuk mungojnë edhe të moshuarit që kaën nisur lojën e dominove. 

Shkolla pas shumë ditësh ka rinisur dhe pse shumë nxënëes ende nuk kanë ardhur pasi ndodhen tek të afërmit ku u strehuan pas përmbytjeve. 
Sinkron nxënës.

Shumë prej banorëve kanë filluar t'i kthejnë bagëtitë në stalla, ndërsa prej ditësh i kishin sistemuar larg fshatit. Sa i përkët ushqimit për kafshët rregjistrohen edhe ankesat më të shumta nga ana e banorëve te darëzesit, të cilët pohojnë se sasia që kanë marrë ka qënë shumë e vogël.

Ankesat nuk kanë munguar sa i përket ndarjes së ushqimeve për njerëzit. Aktuslisht në fshatin Darëzezë ka prezencë uji në 10 banesa dhe në një sipërfaqë të kosniderueshme toke.

Ndërkohë e njëjta panoramë si në fshatin Darëzesë është edhe në fshatrat e tjerë të komunave Frakull dhe Levan në fierit. Këto fshatra u përballën më dëmë kolosalë gjatë përmbytjeve që shkaktoi lumi Vjosa, i cili doli nga shtrati si pasojë e reshjeve të shumta.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)