FIER – Nënkryetari dhe deputeti i LSI-së, Petrit Vasili ka vizituar sot Komuna Darëzezë në Fier për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga përmbytja. Ai cili ka vlerësuar maksimalisht solidaritetin e fermerëve të Lushnjes për fermerët e zonave të përmbytura.

Vasili tha se ndihma të konsiderueshme kanë ardhur për bagëtitë dhe ato janë ndihma më konkrete për emergjencën.

Nga ana e shtetit, theksoi Vasili, prioritar është trajtimi i bagëtive të ngordhura, ç’ka kërkon solidarizim intensiv në ditët në vijim nga të gjitha strukturat, për të qenë në krye të detyrës.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)