Fier, vazhdojnë shpërthimet në
Zharrëz nga "Bankers Petrolium"

Fier, vazhdojnë shpërthimet në<br />Zharrëz nga
FIER - Ndonëse janë zhvilluar takime me përfaqësues të lartë të shtetit për zgjidhjen e situatës, shpërthimet në komunën Zharrëz në rrethin e Fierit nga kompania e naftës “Bankers Petroleum” vazhdojnë të jenë sërish prezente.
 
Fshatrat e komunës Zharrëz tronditën cdo ditë nga shpërthimet nëntokësore për nxjerrjen e naftës, duke shkaktuar sërish dëme dhe plasaritje në banesat e zonës. 
 
 Banorët pohojnë se lëkunndjet vazhdojnë sërish, por janë më të lehta në krahasim me më parë.
 
"Bëjnë lëkundje, por janë pak më të lehta se më parë që ishin shumë të rënda. Brenda ka të çara, ka tronditje". "Ka tronditje, por jo shumë të rënda si më parë. Edhe vazhdojnë akoma tronditjet. Askush nuk interesohet", shprehen banorët.
 
Ndërkohë, kreu I komunës Zharrëz, Taulant Gremi thotë se problem vijon të jetë sërish evident, ndonëse është kërkuar zgjidhje përfundimatrë nga komisionerët e komunës.
 
"Lëkundjet herë pas here vazhdojnë. Përpos ardhjes dhe takimeve të bëra nga ministr, ato janë evidente për fatin tonë të keq. Janë ngritur komisione, është shkuar në ministri, janë çuar edhe përfaqësues të komunës. Ky problem tashmë është evident dhe vazhdon në të njëjtat parametra", shprehet kreu i komunës Zharrëz, Taulant Gremi.
 
Nje muaj me pare ne fshatin Verbas në komunën Zharrëz u zhvillua një takim me minsitrin e energjitikes, I cili premtoi se nuk do te kete me shperthime, por situata vijon të jetë e njëjtë.


(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Akuza për pastrim parash, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e polakes në Shqipëri

Akuza për pastrim parash, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e polakes në Shqipëri