FIER- Një  aksident ka ndodhur  në qytetin e  Fierit, ku vetura ka përplasur dhe  hedhur disa metra larg nga rruga një 50-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur ne vendin e quajtur  kthesa e Grecallise, ku M. Selimi ka qenë duke lëvizur me biçikletë.

50 -vjeçari është dërguar ne spitalin e Fierit dhe  sipas mjekëve ai ka marë  goditje në  këmbë e në kokë e aktualisht ndodhet nën mbikqyrje.