Policia në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve në komisariatin e Policisë Fier, ka bërë të mundur identifikimin e këtyre personave dhe menjëherë është vënë në ndjekje penale të tyre duke i arrestuar. Të arrestuarit janë si më poshtë:
1.Mikel Spirakos, 20 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje.
2.Enea Ymeralilaj, 24 vjeç, i proceduar më parë për plagosje dhe mosbindje të punonjësit të policisë.
3.Kevin Sinanrrapaj, 22 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje.
4.Gerti Meçanaj, 25 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje.
5.F.V, 16 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje.
Të pestë këta persona janë banues në Ballsh.
Këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin vidhnin pjesë të ndryshme automjetesh dhe aksesorë makinash në qytetin e Fierit në periudha të ndryshme kohore, si dhe dyshohen si autorë të vjedhjeve të disa makinave.
Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale një makinë tip "Benz" e cila dyshohet të jetë e vjedhur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprën penale "Vjedhje" e kryer në bashkëpunim parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal.
a.m/Shqiptarja.com











