Fier, vijon nata e dytë e festivalit të
filmit, i ftuar nderi Michele Placido

Fier, vijon nata e dytë e festivalit të<br />filmit, i ftuar nderi Michele Placido
FIER- Ka vijuar në natën e dytë të edicionit të festivalit ndërkombëtar të filmit me metrazh të shkurtër “Apolonia International Students Film Festival” në teartin Bylis në Fier.
 
I ftuar nderi në këtë edicion është aktori i njohur Italian, Michele Placido, i cili është dhe protagonist në një prej filmave konkurrues. Në këtë film ai luan rolin e një politikani në Itali dhe e cilëson një “komedi e zezë”, me të cilën mund të qeshet, por njëkohësisht mund të lerë edhe shijen e hidhur të politikës italiane.
 
Placido ka shtuar po ashtu se subjekti i trajtuar në këtë film, përfaqëson portretin politik në Itali. Megjithatë sipas tij, komedia mund të ambientohet edhe në Shqipëri, apo kudo tjetër, pasi Placido thekson se politika flet me të njëjtën gjuhë.
 
“Është një komedi e zezë, në të cilët mund të qeshet, por njëkohësisht të lë shijen e hidhur të situatës politike në Itali. Është një portret i politikës në Itali, por çfarë është politika në realitet? Është një histori e konkretizuar në Itali, por sa i përket politikës ajo shumë mirë mund të ambjentohet edhe në Shqipëri, apo kudo tjetër ku politika flet me të njëjtën gjuhë.”
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania