FIER- Furrat e bukës në rrethin e Fierit zhvillojnë aktivitetet e tyre pa patur frikën e kontrolleve shtetërore. Alarmi vjen nga kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Bukës në Fier, Kajo Alkaj, i cili thotë se informaliteti ka lulëzuar prej kohësh në këtë rreth, si pasojë e mungesës së kontrollit të vazhdueshëm shtetëror.
Ai thotë se kjo mangësi sjell mungesë të cilësisë së bukës, që shpesh herë sipas tij prodhohet në kushtet të papërshtatshme.
Në shumicën e furrave, buka vijon të tregtohet në qese plastike, kundër vendimit dhe fushatës së ndërmarrë muaj më parë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në gjithë vendin.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com