Fier, vrasja biznesmenit, deri tani
flasin vetëm 5 dëshmitarë

Fier, vrasja biznesmenit, deri tani<br />flasin vetëm 5 dëshmitarë
FIER-  Jane degjuar vetem 5 deshmitare. Asnje gjurme per autoret e vrasjes se biznesmenit fierak Spartak Spaho, pasditen e djeshme, në lagjen 11 janari në qytetin e Fierit.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e vrasjes, ndërkohë që drejtuesit e lartë të policisë së Fierit konfirmuan se autorët që kanë qëlluar drejt tij, janë zhdukur pa lënë asnjë gjurmë. Pesë personat që janë shoqëruar në polici si dëshmitarë kryesorë të vrasjes, më pas u lanë të lirë.

Biznesmeni, pronar i një lokali në qafën e Koshovicës, i një hoteli dhe ndertues,  është goditur nga një makinë në të cilën gjendeshin dy persona, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Të shtënat plagosën edhe dy kalimtarë, Leonard Tolli dhe Dritan Yzeiraj.

HETIMI
Strukturat e Hetimit të Krimit të Drejtorisë së Policisë Qarkut Fier, thanë se disa kohë më parë, Spahiu ishte shpallur në kërkim nga ata, për trafikim të lëndëve narkotike. Një nga pistat hetimore është çështja e ndërtimeve, për cënimin e interesave me biznese të tjera, ndërsa një pistë tjetër është larja e hesapeve nga ana e ndonjë trafikantëve të drogës, pasi vetë viktima ishte preson me precedent penal të mëparshëm për tarfikim të lëndës narkotike.
Gazeta "Shqiptarja. com" në kryeartikullin e saj “E vrasin mes kalimtarëve” të gazetares Besmira Muçaj shkruan se biznesmeni kishte ndërtuar pallat afër bilardos së Mile Çamit. Fatmir Emini, i njohur ndryshe për komunitetin e Fierit si Mile Çami, është dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e "Loshit" të Karbunarës, Bujar Sulës ndërkohë që është akuzuar edhe për masakrimin e nënës së Lulëzim Cakës.

KRYEBASHKIAKU : E NJIHJA PER NJERI TE MIRE
Kryebashkiaku i qytetit të Fierit Baftiar Zeqo në një prononcim për shqiptarja.com është shprehur se viktima Spartak Spaho që u ekzekutua në Fier, njihej si njeri pozitiv dhe i qetë. Ndër të tjera Baftjar Zeqo ka treguar dhe aktivitetet me të cilat punonte 40 vjeçari Spahiu. Natyrisht se si gjithë pronarët e tjerë ai njihej nga kryebashkiaku, por ky i fundit tha se nuk kisha raporte shoqërore, thjesht kishte dëgjuar për të. Pas vrasjes së tij kryebashkiaku ka pohuar se vrasja e tij s'ka të bëjë me asnjë aspak me ndonjë hakmarrje të mundshme, përfshi punën dhe aktivitetet e tij, pasi ai ishte njeri që nuk ishte i përfshirë në rrjete dhe ne banda kriminale. Kështu që alternativa e dhënë nga kryebashkiaku i Fierit Baftja Zeqo, është se dyshimet sipas tij, bien në ndodnjë konflikt të hershëm, i cili s'kishte marrë ende drejtim.
Zoti Zeqo, a e njihnit ju më parë Spartak Spahon?
Jo, nuk e kam njohur, por nga informacionet që kam marrë kamë mësuar nga miqtë e mi di se ai është njeri i qetë. Nuk kam djeni që ai të jetë i papërfshirë në rrjete kriminale apo të ketë qenë person i shpallur në kërkim. U habita kur dëgjova se u vra. Unë nuk e kam njohur nga afër, por e dije se kush ishte si figurë, sapo pashë emrin e tij nëpër media.
Kush është Spartak Spahiu?
Spartak Spahiu është pronar i një restoranti dhe një hoteli në aksin Fier-Vlorë. Restorant "Ëngjëll" kishte disa vite që ishte si aktivitet i Spahiut. Madje ai kishte filluar të merrej me ndërtimin e një pallati së bashku me një ortakun e tij Haxhi Renozi.
Sa kohë kishte që merrej me ndërtime?
Kishte afro një vit që i ishte futur fushës së ndërtimeve. Madje po ndërtonte një pallat me ortakun në rrugën "Ramiz Aranitasi", pikërisht në vendin që u ekzekutua.
Pse mendoni se u vra?
Ai s'kishte probleme me askënd, në zonën e Fierit, mendoj se ishte çëshje e vjetër, ndoshta e pazgjidhur. Ajo që unë mendoj është se vrasja e tij ska të bëjë farë me çëshjen e ndërtimeve.

Detajet e vrasjes, kush është Mile Çami dhe çfarë ka thënë kryebashkiaku i Fierit Baftiar Zeqo për biznesmenin u publikuan sot në gazetën "Shqiptarja.com"

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

“Galaktikët” gati për sezonin e ri, Yamal-Mbappe gati për të marrë skenën

“Galaktikët” gati për sezonin e ri, Yamal-Mbappe gati për të marrë skenën