FIER - Është zhvilluar ditën e sotme në Gjykatën e Fierit seanca gjyqësore, ndaj Gëzim Sulo dhe dy djemve të tij, Ervis dhe Endri Sulo, të akuzuar për vrasjen e Neim Sulit, e ndodhur më 2012.
Në seancën gjyqësore, Prokuroria e Fierit ka kërkuar 25 vjet burg për Gëzim Sulon dhe të birin e tij Ervisin, si dhe 20 vjet burg për djalin tjetër Endri Sulo.
Por dy djemtë kanë mohuar akuzën, duke u shprehur se janë të pafajshëm dhe se nuk janë ata autorë të vrasjes së Neim Sulit.
Nga ana tjetër, babai i tyre, Gëzim Sulo, ka pranuar se është ai autori i vrasjes, duke u shprehur se këtë e ka bërë me vetëdije dhe jo në bashkëpunim me dy djemtë e tij.
Pasi ka dëgjuar të gjitha palët, Gjykata e Fierit, ka vendosur që të shtyjë vendimin për në seancën tjetër. Neim Suli u vra më 2012, dhe të akuzuar për këtë vepër penale nga ana e Prokurorisë, është Gëzim Sulo dhe dy djemtë e tij, Ervis dhe Endri Sulo.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com