FIER - Rezulton i humbur prej katër ditësh Lulzim Osmani, një 24-vjeçar që sipas familjarëve katër ditë më parë ka dalë për të punuar si çdo ditë tjetër dhe nuk është kthyer më në shtëpi. Familjarët pohojnë se ata kanë kryer dhe denoncim në polici por ende nuk ka asnjë shenjë jete.
Nëna e tij me lot në sy i bën thirrje çdokujt që ka lidhje me zhdukjen e djalit që ta lërë të lirë pasi nga ana e familjes së tyre nuk do të ketë asnjë pasojë. Familjarët mendojnë se i riu është rrëmbyer ose i ka ndodhur diçka e keqe dhe për këtë bazohen edhe në një histori që vetë i riu u kishte treguar. Rreth 10 ditë më parë ai kishte thënë në familje se dikush e kishte kërcënuar duke i thënë “Vëllai im ty do të të bëjë copa-copa” por ngjarja kishte kaluar pa i dhënë shumë rëndësi.
Njëzet e katër vjeçari, që i përket etnisë rome, nuk kishte një profesion fiks dhe për të fituar bukën e gojës punonte ku të mundte. Sipas familjarëve, ai njihet pothuajse në të gjithë qytetin e Fierit pasi lante xhamat e institucioneve apo objekteve private.
Ditën e fundit që ka dalë nga shtëpia, Luli, siç e quanit të gjithë, kishte veshur një palë pantallona jeans treçerekëshe dhe një këmishë të bardhë me vija të zeza. Familjarët bëjnë thirrje nëse dikush ka informacion të kontaktojë në numrin e telefonit 0693359458.
(kk/im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com