Masat e marra për furnizimin me ujë të pijshëm dhe energji elektrike në zonat turistike të qarkut Fier, siç është ajo e parkut arkeologjik të Apolonisë dhe bregdeti i Darzezës dhe Semanit, kanë çuar në rritjen e numrit të vizitorëve vendas dhe të huaj. Sipas prefektit të Fierit, Xhevit Bushaj masa janë marrë edhe për mirëmbajtjen e akseve rrugore që të çojnë në këto zona turistike.