TIRANE - Përkeqësohet situata e përmbytjeve në territorin e Qarkut Shkodër. Shkak janë bërë bërë shkarkimet nga Hidrocentralet e kaskadës së Drinit, të cilat të filluara që prej mbrëmjes së djeshme, ndërsa sot janë rritur ndjeshëm për shkak dhe hapjes së portës nr 3 të shkarkimit të hidrocentralit të Fierzës. Përsa i përket rrezikut të elektrizimit të zonës nga transformatori i ujësjellësit 3500 kilovoltsh, drejtori i Ujësjellësit "Fshat Shkodër" tha se nuk ka rrezik, pasi transformatori fiket automatikisht.
Korrespondenti i Kukësit Bekim Lekica informoi sot në mëngjes se Hidrocentrali i Fierzës ka hapur sot portën nr 3 të shkarkimit pasi Fierza ka arritur pikën kritike të 296 m.
Situata më e rënduar është në zonën e Nënshkodrës, sidomos në komunat Ana Malit, Dajç dhe Velipojë, Bërdicë.
Kryetari i komunës së Bërdicë, Besnik Ibrahimi i ka thënë korrespondentit tonë në Shkodër se situata është problematike. Vetëm në këtë komunë sipërfaqja nën ujë është zgjeruar 150 ha vetëm në orët e fundit (raportimi i fundit ora 13:40). Aktualisht janë 700 ha nën ujë. Gazetari Admir Agolli solli në redaksi pamje të tokave të përmbytura në fshatin Trush por dhe të bagëtive të imëta të cilat janë mbytur pasi uji ka vërshuar papritur drejt tokave ndërkohë që mbi 5 mijë krerë bagëti të imta janë pa ushqim.
Ora 17: 20 "UJESJELLESI FSHAT SHKODER": S'KA RREZIK ELEKTRIZIMI, TRANSFORMATORI FIKET AUTOMATIKISHT
Drejtori i Ujësjellësit "Fshat Shkodër", Laurent Shoshi tha për tv “A1Report!” se “i gjithë nënstacioni është rrethuar me thasë me rënë; situata është pak e vështirë, por mund t’ia dalim që uji të mos depërtojë as në ujë, as në tokë. Zona përreth është e pabanuar, kështu që elektrizimi nuk paraqet rrezik. Uji nuk ka arritur ende deri aty, por punëtorët e ÇEZ-it janë në detyrë dhe e kontrollojnë situatën. Ne jemi përherë në kontakt me Shtabin e Emergjencave dhe në rast të rritjes së nivelit të ujit, transformatori do të fiket në mënyrë automatike".
RREZIKOHET TE MBYTET UJESJELLESI, INVESTIM 4 MILIONE EURO
Përmbytjet rrezikojnë të shkatërrojnë dhe ujësjellësin që furnizon me ujë banorët e komunës së Bërdicës dhe të Velipojës, një investim i cili përfundoi verën e kaluar dhe u shpenzuan 4 milionë euro. “Për afro 7 cm uji rrezikon të hyjë në ujësjellësin e fshatit Trush, çka do shkaktonte dëme të konsiderueshëm qoftë në furnizimin me ujë të pijshëm të banorëve.
RREZIKOHET TE PERMBYTET TRANSFORMATORI 3500 KW
Gjithashtu rrezik për tu përmbytur përbëjnë dhe transformatorët 3500 KW. “Kjo do të bënte që një rreze prej 3.5 km përreth këtij ujësjellësi të elektrizohet. Drejtori i ujësjellësit së bashku me disa punëtorë ndodhen aty duke vendosur thasë me rërë që të mos lejojnë të hyjë uji në transformator dhe në pjesën e pompave, por nëse vazhdon kështu rrezikohet që rruga në drejtim të ujësjellësit të bllokohet totalisht dhe të bëhet e pamundur lëvizja në drejtim të ujësjellësit”- tregon korrespondenti i TVA1 REPORT Admir Agolli nga vendi i ngjarjes.
Aksi Shkodër- Velipojë është i bllokuar te Ura e ded Gjo Lulit. Pranë harkut të Bërdicës, pjesë e aksit nacional Shkodër- Tiranë është rritur niveli i ujit, por ende nuk ka dalë në rrugë.
HAPET PORTA NR 3 E SHKARKIMIT
Korrespondenti i Kukësit Bekim Lekica informoi sot në mëngjes se Hidrocentrali i Fierzës ka hapur sot portën nr 3 të shkarkimit pasi Fierza ka arritur pikën kritike të 296 m. Kjo është hera e parë për këtë vit që Hidrocentrali i Fierzës hap portën për të shkarkuar prurjet e mëdha të Drinit dhe burimeve të tjera anësore.
Hapja e portave të Fierzës shkakton një efekt domino të hapjes së portave dhe në hidrocentralet e Komanit dhe Vau i Dejës. Ky ujë i shtohet liqenit të Komanit, dhe Komani detyrohet për të hedhur më shumë ujë në basenin e Vaut të Dejës dhe ky i fundit të hapë portat duke rrezikuar të përkeqësohet dhe më tej situata e Nënshkodrës, ku prej më shumë se dy javësh vazhdojnë të jenë 4500 ha tokë nën ujë.
Korrespondenti i Shkodrës Admir Agolli informon se janë rritur shkarkimet në HEC e Vau i Dejës. Nga 900 metër kub për sekond që ishin shkarkimet gjatë mbrëmjes, sot në mëngjes shkarkimet janë rritur me mbi 1200 m kub për sekond.

(Foto: Fshati i Trushit sot i permbytur)

(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com