Komiteti ekzekutiv i FIFA-s nuk e ka ndryshuar vendimin për Kosovës sipas të cilit ajo duhet të të marrë leje në Federatën e Serbisë për të zhvilluar ndeshje brenda dhe jashtë vendit, por gjithmonë për ekipet kombëtare dhe jo për përfaqësuesen.

Por komiteti organizativ i organit më të lartë të futbollit botëror ka vendosur që të ngarkojë kreun e këtij institucioni, Sep Blatter që të vazhdojë negociatat mes Kosovës dhe Serbisë për ti dhënë zgjidhje njëherë e mirë kësaj cështje mes dy shteteve për ti dhënë në fund të drejtë shtetit më të ri në botë,

Kosovës që të përfaqësohet në kompeticionet europiane dhe botërore. Një lajm të tillë e ka konfirmuar për mediat sekretari i përgjithshëm i Federatës Kosovare të Futbollit Erion Saliu.



Dylber Balla