Presidenti i FIFA-s Sepp Blatter ka dalë në mbrojtje të teknologjisë në fushë pas debateve të fundit që kanë përfshirë botën e futbollit.

Sipas numrit një të futbollit botëror, futja e tekonologjisë do të pastrojë futbollin nga polemikat.

“Nuk mund të harroj golin e anulluar të Frenk Lampard në ndeshjen Angli-Gjermani në botërorin e Afrikës së Jugut,

 nga ky moment fillova të mendoj seriozisht për këtë cështje.

Ndërsa ndeshja Angli-Ukrainë më bindi plotësisht që për të mirën e futbollit duhet të vendosim teknologjinë” shprehet Sepp Blatter.

Theksojmë që duke startuar nga botërori i klubeve në Japoni, më pas kupa e

Konfederatave do të aplikohet teknologjia e golave fantazmë, për të mbërritur në kampionatin botëror në Brazil 2014.