FIFA ka bllokuar tre klubet e Superligës në merkato. Tirana, Laçi dhe Teuta nuk mund të regjistrojnë lojtarë të rinj në afatin kalimtar të janarit, kjo për shkak të borxheve ende të pashlyera ndaj ish-futbollistëve. Këta të fundit kanë fituar gjyqet në FIFA dhe organizmi botëror i futbollit ka bllokuar tre klubet e elitës shqiptare.
Nëse për Tiranën shuma për t'u paguar është 106 mijë euro, për Laçin dhe Teutën shuma është ende e panjohur. Edhe në merkaton e verës klubet e Superligës shqiptare patën probleme me regjistrimin e lojtarëve, kjo për shkak të borxheve të prapambetura.
Me 30 përqind të skuadrave "borxhlije", klubet e përfshira në proces do duhet të shleyejnë detyrimet ose të gjejnë një marrëveshje me lojtarët që kanë fituar gjyqet, në mënyrë që FIFA të zhbllokojë merkaton e afrimeve të reja.
Komente









