FIFA pranoi zyrtarisht se në kampionatin botëror Brazil 2014 do të përdoret teknologjia në vijën fatale të portës për të përcaktuar qartë rastet e dyshimta.

Vendimi është marrë nga drejtuesit më të lartë të futbollit botëror pas episodeve në kampionatet e kaluara evropiane dhe botërore.

Në vijën fatale të portës do të instalohen telekamera dhe sensorë që komunikojnë me orën e gjyqtarit të takimit. Në momentin që topi kalon tërësisht vijën fatale, sinjali mbërrin në dorën e gjyqtarit. Pra goli mund t’i shpëtojë syve të njeriut, por jo të teknologjisë.

Testet e para u realizuan në ndeshjet e Botërorit të Klubeve në Japoni.

FIFA ka autorizuar përdorimin e teknologjisë në Kupën e Konfederatave dhe në finalet e Botërorit.