FIFA dënon Shqipërinë, humbet
3:0 miqësoren me Luksemburgun

FIFA dënon Shqipërinë, humbet<br />3:0 miqësoren me Luksemburgun
Shqipëria humbet në tavolinë me rezultatin 0:3 ndeshjen miqësore ndaj Luksemburgut. Ky është vendimi i FIFA-s, për shkak se Shqipëria ka aktivizuar në këtë ndeshje mesfushorin Ergys Kaçe, i cili ka qenë i penalizuar me dy kartona të verdhë, nga miqësorja me Austrinë.
 
Aktivizimi i lojtarit të pezulluar bie ndesh me nenin 55, pika 2 të Kodit Disiplinor të FIFA-s.
 
Ndeshja me Luksemburgun u luajt në 29 mars të këtij viti dhe Shqipëria fitoi me rezultatin 2:0.
 
Tre ditë më parë, në 26 mars, kuqezinjtë u mundën nga Austria në Vjenë me shifrat 2:1, ndeshje të cilën kombëtarja shqiptare e mbylli me 10 lojtarë, pas daljes me karton të kuq të Ergys Kaçes në minutën e '78.  

Edhe pse Kaçe u skuq në këtë ndeshje pas dy ndërhyrjeve të parregullta, mesfushori shtatshkurtër hyri si zëvendësues i Burim Kukelit në miqësoren me Luksemburgun.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një gafë të FSHF-së, duke mosvlerësuar daljen me karton të kuq të Kaçes, apo ka qenë një harresë e seleksionuesve të ekipit. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron