FIFA heq dënimin për Luftëtarin, drejtori klubit: Gjetën marrëveshjen me futbollistin që i detyroheshim

Dënimi i dhënë nga FIFA rreth dy javë më parë për bllokimin e merkatos së klubit të Luftëtarit  është hequr së fundmi nga institucioni më i madh i futbollit në botë. Lajmi është konfirmuar për ‘Report TV’ nga drejtuesit e klubit gjirokastrit dhe FSHF.

Artur Dadaj, drejtori i klubit, është shprehur: "Kemi gjetur marrëveshjen me futbollistin Marko Aurelio dhe do të kemi mundësinë për të ndërhyrë në merkato.”

Një tjetër konfirmim ka ardhur nga FSHF e cila saktëson: "Po është hequr dënimi për klubin e Luftëtarit. Sot ka ardhur vendimi nga FIFA.”

Me vendimin e ri Luftëtari i hapet rruga për t’u përforcuar në merkato, në një kohë kur klubi e ka të domosdoshme pasi ndodhet në vendin e parafundit në renditje. Gjithsesi në dispozicion të Luftëtarit për të blerë lojtarë janë shumë pak orë në dispozicion pasi të premten, më 31 janar, mbyllet merkato europiane.

Kujtojmë se FIFA së bashku me klubin e Luftëtarit kishte dënuar edhe Flamurtarin, por vlonjatët me tre sesione merkatoje. Gjithsesi për Flamurtarin ende nuk ka një njoftim pozitiv.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?