Flamurtari dhe Luftëtari, dy klubet e Superligës, janë dënuar nga FIFA me bllokimin e merkatos. Lajmi bëhet i ditur për ‘Report TV’ nga burime brenda federatës të cilat gjtihashtu saktësojnë se për vendimin e FIFA-s janë vënë në dijeni edhe klubet.
Arsyet përse ka ardhur kjo masë ekstreme ndaj klubeve është problemet e trashëguara vit pas viti si dhe kontratat e pashlyera të futbollistëve. Konkretisht me tre sesione merkatoje është dënuar klubi i Flamurtarit, ndërsa me një klubi i Luftëtarit.
I kontaktuar nga ‘Report TV’, presidenti i klubit të Flamurtarit Sinan Idrizi, e ka mohuar lajmin, duke thënë: ‘Ne nuk kemi asnjë njoftim për këtë. Po punojmë për përforcimin e skuadrës. Aktualisht klubi i Flamurtarit ka firmosur me tre lojtarë në merkaton e janarit, ndërsa pesë të tjera janë në provë.’
Gjithsesi gjasat të shumta që lajmi është i vërtetë dhe në këtë mënyrë tronditen nga themelet të dy klubet, të cilat ndajnë respektivisht në renditje vendin e fundit dhe të parafundit. Me këtë vendim të FIFA-s objektivi mbijetesë për dy klubet shkon në kufijtë e të pamundurës, pasi kanë një diferencë të konsiderueshme me ekipet e tjera.
Kjo nuk është hera e parë që FIFA bllokon merkaton e një klubi shqiptar. Më herët e ka pësuar edhe Tirana pikërisht në sezonin që klubi zbriti nga kategoria.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Prill, 10:16
A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?
-
Po
81.7%
-
Jo
11.2%
-
S'do votoj
7.1%
Vota total: 606
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nuk është Carlo Ancelotti, Brazili gjen trajnerin e ri
30 Mars, 15:16
-
Zyrtare/ Humbja në Vlorë, Flamurtari shkarkon trajnerin! Gjen menjëherë zëvendësin
27 Mars, 10:41
-
Kategoria e Parë/ Pogradeci i bën 'gjëmën' Flamurtarit, Vora fiton me 'poker' dhe shkëputet në renditje! Klubi vlonjat shkarkon trajnerin italian, pritet vetëm zyrtarizimi
26 Mars, 15:55
-
Irani, kombëtarja e shtatë që merr një biletë për në Kupën e Botës 2026! Emrat e skuadrave të kualifikuara
26 Mars, 11:01
-
Botërori 2026/ Zelanda e Re skuadra e pestë e kualifikuar në fazën finale
25 Mars, 12:38
-
Të dyshuar për korrupsion në FIFA dhe UEFA, Sepp Blatter dhe Michel Platini lirohen nga akuzat
25 Mars, 11:03
-
Kompletohen grupet kualifikuese të Botërorit 2026
24 Mars, 19:59
-
Ekipi vlonjat 'Flamurtari' fiton Ligën Unike në basketboll për femra
21 Mars, 12:09
-
Japonia, skuadra e parë që kualifikohet në Kupën e Botës 2026
20 Mars, 14:57
-
Vora i falet një goli, Flamurtari 'poker' në udhëtim! Besa fiton në Pogradec, rezultatet dhe renditja në Kategorinë e Parë
15 Mars, 16:14
-
Ngec Vora kryesuese, Flamurtari dhe Besa afrohen me kreun! Rezultatet dhe renditja në Kategorinë e Parë
9 Mars, 16:13
-
VIDEO/ Infantino argëton Donald Trumpin, i tregon si hapet me çelës trofeu i Kupës së Botës për Klube
8 Mars, 21:51