Tirana duhet t’u paguajë brenda shtatë ditëve 33.330 euro tre ish-lojtareve te saj: Lek Kçira, Ivan Gvozdenoviç dhe Mlladen Zizoviç. Ky është thelbi i letrës kërcënuese të ardhura nga FIFA në adresë të 24 herë kampionëve që mund të japë efekte negative në sezonin e ardhshëm në kupat e Europës.
Penalizimi i Tiranës nga FIFA pritet të jetë me heqje pikësh, në rast ajo nuk i paguan lojtarët. Lekë Kcira, Ivan Gvozdenoviç dhe Mlladen Zizoviç kanë fituar gjyqin në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF.
Për momentin, Lek Kçira luan në Iran, me skuadrën e Shahin Bushehr; Zizoviç luan në Bosnje, me Borac Banja Luka, ndërkohë që Gvozdenoviç luan me Skënderbeun.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com