Federata e Futbollit të Kosovës nuk ja ka arritur qëllimit që të bindë organizatën më të madhe të futbollit në botë, FIFA-n që ta pranojë në gjirin e saj, as në për ndeshje miqësore në rang kombëtresh.

Komiteti ekzekutiv i mbledhur në Tokio të Japonisë mori në shqyrtim kërkesën e Kosovës dhe pas shumë diskutimeve vendosi që Kosova të zhvillojë ndeshje miqësore për të rinj, amatorë, skuadrat e femrave dhe klubet e Superligës së Kosovës, të cilat mund të luajnë ndeshje miqësore me skuadrat e tjera, por jo përfaqësuesja e parë.

Kosova do të pranohet nga FIFA në momentin që do të jetë pjesë e OKB. Theksojmë që presidenti i FIFA-s, Blatter në mbledhjen e komitetit ekzekutiv të majit 2012 vendosi që të pranonte Kosovën për të zhvilluar ndeshje miqësore, por kreu i UEFA-s, Platini kundërshtoi duke kthyer vendimin pas.

(d.b/Shqiptarja.com)