FIFA mbetet "stoike"!
Nuk ndryshon vendimi për Kosovën

Vendimi i FIFA-s që Kosovës t''i lejohet zhvillimi i miqësoreve me 209 anëtaret e saj ka mbetur në fuqi edhe pas takimit mes mes drejtuesve të FIFA-s, UEFA-s dhe Federatës së Futbollit të Serbisë (FSS).

Serbët kishin shpresa të mëdha se do të bllokonin vendimin e FIFA-s të marrë me 22 maj, por ky takim ishte vetëm informues. Ndërkohë drejtuesit e FSS-së pas këtij takimi janë munduar t’i shmangen çështjes për të cilin ishin ftuar në takim, duke deklaruar se kanë marrë zotimin e drejtuesve të futbollit botëror se nuk do të ketë anëtarësim të Kosovës në FIFA e UEFA, pa u pranuar në OKB.

Kryetari i FSS-së, Tomislav Karaxhiv ka kërkuar mirëkuptim nga mediat serbe, pasi gjatë takimeve të ardhshme nuk do të ketë deklarata për media sa i përket kësaj çështje, që sipas tij ishte edhe njëra nga konkluzionet e këtij takimi.

Ndërkaq, në njoftimin e lëshuar nga Federata serbe e futbollit thuhet: “Të pranishmit në takim kanë folur për mundësinë që Kosovës t’i mundësohet zhvillimi i ndeshjeve miqësore. Anëtarët e delegacionit të FSS-së në një raport të detajuar i kanë njoftuar autoritetet e futbollit ndërkombëtar për pasojat që do të ketë një vendim i tillë, si për futbollin serb, ashtu edhe për tërë rajonin".(rb/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Atentati ndaj 30-vjeçarit në autostradën Vlorë-Fier, makina e autorëve në flakë duke u djegur (VIDEO)

Atentati ndaj 30-vjeçarit në autostradën Vlorë-Fier, makina e autorëve në flakë duke u djegur (VIDEO)