Pas deklaratave të Murinjos se votimi për trajnerin më të mirë të vitit nuk kishte qenë korret ka reaguar FIFA, e cila i ka dalë në mbrojtje integritetit të çmimit ‘Trajneri më i mirë në botë’.

“Mund të konfirmojmë se lista e votave e publikuar në FIFA.com është korrekte dhe se deklaratat e Murinjos nuk janë të bazuara në fakte”.

Portugezi pak ditë më parë në një intervistë deklaroi se Topi i Artë dhe trajneri i vitit ishin dy çmime që nuk shkuan në destinacionin e duhur, pasi sipas tij e meritonte që të fitonte vetë ai dhe Kristiano Ronaldo, por votimi në FIFA.com nuk ishte i rregullt.

Kundër Murinjo doli edhe Buskets i Barcelonës duke mbrojtur Vincente Del Bosken.