Komiteti Ekzekutiv në Kalkuta të Indisë ka njoftuar se kjo shifër do tu shpërndahet skuadrave pjesëmarrëse në këtë kpmpeticion futbollostik me vëmëndje marramëndase në të gjithë botën.
Në kampionatin e mbajtur në Brazil, FIFA ka dhënë 340 milionë dollarë, por për Rusinë gjërat do të ndryshojnë në kahun pozitiv, pasi kemi një fond me 12% më shumë se katër vite më parë.
Gjatë takimit të Komitetit Ekzekutiv u vendos për krijimin e “Fondacionit FIFA”, ku në këtë fondacion do të marrin pjesë dhe do japin kontribut legjendat e FIFA-s.
Ky fondacion do të jetë aktiv duke filluar që në katërmujorin e parë të 2018-ës.Gjithashtu, në këtë mbledhje u vendos që të gjitha klubeve që kanë fituar Kupën Interkontinentale nga 1960 deri në vitin 2004, ky trofe t’u njihet si Kampion të Botës për Klube.
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com