Shqipëria nuk ka ndryshuar asnjë pozicion në renditjen që publikohet cdo muaj nga organi më i lartë i futbollit botëror. Ashtu sikur ishte pozicionuar në renditjen e muajit gusht, kuqezinjtë nuk kanë pësuar asnjë rritje apo zbritje duke mbetur në vendin e 84 me 414 pikë.

Fitorja me Qipron dhe humbja më ps me Zvicrën nuk kanë ndryshuar asgjë në renditje. Trajneri italian i kombëtares sonë akoma nuk ka ndryshuar asgjë në renditje. Përsa i përket ekipeve që ndodhen në grupin që ndodhet Shqipëria për kualifikueset e botërorit të Brazilit 2014 më mirë është renditur Zvicra që pozicionohet në vendin e 15. Norvegjia në vendin e 26, Sllovenia në vendin e 35, sakaq, përfaqësuesja jonë lë pas Islandën dhe Qipron.

Në vendin e parë nuk ndryshon asgjë, pasi Spanja vazhdon kryesimin e pa shqetësuar. Në vendin e dytë është renditur Gjermania, ndërsa podiumi i më të mirave plotësohet nga Portugalia.

(d.b/shqiptarja.com)