FIFA ka publikuar renditjen e ekipeve kombëtare për muajin tetor. Kombëtarja kuqezi ka pësuar një ngjitje të konsiderueshme në renditje, nga vendi i 86-të Shqipëria është ngjitur me 17 vende duke u renditur në vendin e 67-të.
Pozicioni aktual i ekipit të drejtuar nga trajneri italian Ganni de Biazi është ndër më të mirat në historinë e ekipit tonë. Ngritja erdhi pas fitores me ekipin e Sllovenisë, nëse kuqezinjtë do të kishin fituar edhe me ekipin e Islandës atëherë mund të ishim renditur edhe më mirë.
Ndërsa përsa i përket udhëheqjes së kombëtareve, nuk ka pasur asnjë ndryshim, Spanja vazhdon të jetë e pa shqetësuar nga rivalët. Në Top dhjetëshen më të mirë renditet Greqia, Uruguaji ndërsa hynë edhe Rusia e Kroacia.
Brazili vijon të mbetet jashë 10 skuadrave me të mira ndërsa Franca renditet e 18 edhe pas një pike të marrë kundër kampionëve në fuqi të Europës dhe Botes.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com