FIFA, Shqipëria zbret 10
pozicione për shtatorin

Shqipëria ka zbritur 10 vende në rënditjen e përgjithshme të FIFA-s për muajin shtator duke u pozicionuar në vendin e 84. Në muajin gusht përfaqësuesja kuqezi ishte pozicionuar në vendin e 74 nga oragni më i lartë i futbollit botëror. Por barazimi me Moldavinë në “Qemal Stafa” duket se ka ndikuar duke e zbritur kombëtaren 10 pozicione më poshtë për një muaj. Për rënditjen e muajit shtator FIFA ka marrë në konsideratë 54 ndeshje ndërkombëtare, të gjitha miqësore. 10 vendet e para në rënditjen e përgjithshme nuk kanë pësuar ndryshime, me përjashtim të Portugalisë që është ngjitur një pozicion dhe tashmë renditet e katërta, ndërsa Uruguaji ndërron vendin me luzitanët. Listën e rënditjes e udhëheq Spanja me 1.617 pikë duke mos zbritur nga froni i kryesueses, në vendin e dytë janë “pancerat” e Gjermanisë me 1437 pikë, ndërsa podiumin e më të mirëve e plotëson Anglia. Brenda 10 më të mirëve rënditet edhe Italia,Hollanda dhe Argjentina, sakaq vazhdon të surprizojë Brazili që në vendin e 12 poshtë Greqisë. Listën me 20 ekipet më të mira në botë për momentin e mbyll Meksika.



Ja renditja e 20 përfaqësueseve më të mira:

1. Spanja 1.617 pikë
2. Gjermania 1.437
3. Anglia 1.274
4. Portugalia 1.232
5. Uruguaj 1.217
6. Italia 1.174
7. Argjentina 1.121
8. Hollanda 1.044
9. Kroacia 1.020
10. Danimarka 1.006
11. Greqia 1.001
12. Brazili 996
13. Rusia 990
14. Kili 984
15. Franca 965
16. Bregu i Fildishtë 912
17. Ekuadori 890
18. Suedia 875
19. Republika Ceke 869
20. Meksika 847

(d.b/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Penguan qarkullimin e makinave gjatë tubimit para Bashkisë, procedohen penalisht 7 protestues! Policia: Vendosën një automjet në mes të rrugës

Penguan qarkullimin e makinave gjatë tubimit para Bashkisë, procedohen penalisht 7 protestues! Policia: Vendosën një automjet në mes të rrugës